Politikë

Do të ketë bashkëpunim me Berishën? Si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Zv. presidenti i Grupit Parlamentar të PP, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike tani që drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga DASH tha se vendimi do të bëhet publik javën e ardhshme, në mbledhjen e PP-së në Roterdam.

Ai theksoi se ndodhet në Tiranë si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, po shtoi se si anëtar i CDU-së dhe zv.president i PPE do të përpiqet që të tejkalohen dallimet ose ndasitë.

“Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. I kam ndjekur zhvillimet në vend. Kam respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu po udhëtoj si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, jo si zv. president i Grupit Parlamentar të PP, prandaj nuk kam mundësi të komentoj për zhvillimet në PD, por të jeni të sigurt që po i ndjekim zhvillimet nga afër”.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si PP që të tejkalohen dallimet ose ndasitë”.