Celebrities Gossip Showbiz

Do të kthehet në ekran? Amarda Toska tregon arsyen që e ka mbajtur pezull kaq gjatë

Amarda Toska prej vitesh tanimë është larguar nga ekrani dhe roli i saj si prezantuese, gjë prej së cilës u bë e famshme. Fillimisht, bukuroshja e nisi si balerinë në programin e njohur të humorit “Portokalli” dhe më pas si moderatore.

Megjithatë, Ami ka bërë një pauzë prej kohësh pasi i është përkushtuar familjes dhe biznesit të saj privat. Mungesa e saj në televizion duket se ka ‘shqetësuar’ dhe ndjekësit e saj që e kanë pyetur në një ‘bisedë online’ në Instagram.

Gjatë kësaj periudhe projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë në kohën që do më mbajnë të angazhuar.  

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Para pak ditësh, dyshja bëjnë plot 11 vite të martuar. Me anë të një postimi në Instagram me një fotografi tyren, Ermali tregoi se festuan përvjetorin e tyre.

Rikujtojmë se e ftuar para pak kohësh në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit Amarda zbuloi detaje mjaft interesante, teksa u shpreh për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermalin e shumë të tjera.

Amarda foli edhe mbi karrierën e re që ka nisur bashkëshorti i saj, pikërisht për filmat që janë shfaqur tashmë dhe për serialin që pritet të dalë në vjeshtë.