Celebrities Gossip Showbiz

“Do të kujtoj gjithmonë!” Pas humbjes së babait, Enca në zi për një njeri shumë të dashur…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Megjithatë, duket se ajo e ka mbajtur një fatkeqësi që i ka ndodhur para pak ditësh larg vëmendjes së publikut dhe këtë e tregoi vetëm pak më parë me anë të disa postimeve në Instastory. Enca pak muaj pas humbjes së të atit, është në zi për humbjen e gjyshit të saj.

Ndaj shumë në social media por gjërat më personale/ që i kam më afër zemrës nuk i ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time, u nda nga jeta. Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. 

Bukuroshja prej kohësh ndodhej në Dubai ku dhe nuk ngurroi të publikojë në rrjete sociale vazhdimisht foto e video. Dhe me të vërtetë ditët e saj të relaksit ishin për t’u patur zili. Enca, gjithashtu ka festuar ditëlindjen e saj, aryseja edhe pse ndodhet në Dubai dhe e festoi ashtu siç zakonisht ajo bën, në mënyrë tepër të veçantë. Ajo ka publikuar pamje nga festa “e çmendur” e ditëlindjes së saj.

Megjithatë, këto ditë pushimesh luksoze të këngëtares duket se janë interpretuar ndryshe nga disa ndjekës të saj. Këtë gjë, Enca e ka treguar me anë të një Instastory që dukej se ishte frymëzuar nga komentet dhe mesazhet që e kanë ‘akuzuar’ atë se nuk ndodhet në Dubai thjesht për pushime.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka 3 muaj nga lançimi dhe ka arritur plot 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.