Celebrities Film & Tv Showbiz

“Do të më pëlqente të drejtoja ‘Catwoman'”/Aktorja Halle Berry shpjegon projektin e saj të ri!

Aktorja e njohur Halle Berry së fundmi ka shprehur dëshirën e saj se do të dëshironte që ta rikthente përsëri “Catwoman” por tashmë jo më si aktore por si regjisore. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ luajti rolin e saj si Patience Phillips në këtë film të vitit 2004 nga kompania e njohur “DC Comics”.

Filmi trajtonte me pak fjalë historinë e një stilisteje si Patience Phillips, e cila zbulon një komplot brenda kompanisë kozmetike për të cilën ajo punon, që përfshinte një produkt të rrezikshëm që mund të shkaktonte probleme të shumta shëndetësore. Pasi u zbulua dhe u vra nga komplotistët, ajo ringjallet nga macet egjiptiane që i japin asaj aftësi mbinjerëzore si një mace, duke e lejuar atë të bëhet ‘gruaja mace’që të luftonte krimin, duke u dashuruar gjithashtu edhe me një detektiv që e ndiqte atë.

‘Catwoman’ u drejtua nga Pitof dhe u shkrua nga John Rogers, John Brancato dhe Michael Ferris bazuar në një histori të Theresa Rebeck, Brancato dhe Ferris, me muzikë nga Klaus Badelt. Filmi u kritikua shumë pas publikimit të tij gati dy dekada më parë, por Berry është shprehur se mund ta përmirësonte atë sot.

Pas debutimit të saj regjisorial me “Bruised” në ‘Netflix, aktorja bukuroshe është shprehur duke qeshur për ‘Jake’s Takes’ se:

Do të më pëlqente të drejtoja “Catwoman”. Nëse mund ta kuptoja atë tani, duke ditur edhe që e kam pasur këtë përvojë dhe ta riimagjinoj atë botë ashtu siç e riimagjinova këtë histori. “Bruised” u shkrua për një vajzë 25-vjeçare të bardhë, irlandeze-katolike dhe arrita ta riimagjinoje atë. Do të doja të kthehesha dhe të riimagjinoja “Catwoman”-in dhe ta ripërsërisja atë pse jo.

Vetë aktorja më parë bëri edhe një shaka duke thënë se personazhi i saj ‘Catwoman’ meritonte një shans të dytë pas reagimit fillestar jashtëzakonisht negativ ndaj filmit. Ndërkohë që filmi i saj “Bruised” do të dalë me datë 24 nëntor.