Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Do të më thërrisnin për të dëshmuar…”/Çfarë lidhje kishte Dakota Johnson me gjyqin e Johnny Depp?!

Rasti i gjyqit të njohur të Johnny Depp dhe Amber Heard solli edhe një tjetër rezultat tek përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët kërkuan dhe vendosën që të gjenin disa video të vjetra në lidhje me çiftin, duke përfshirë një klip viral ku Dakota Johnson u pa me sa duket duke vënë re gishtin e prerë të Johnny Depp. Klipi u bë kryefjala e rrjetit gjatë zhvillimeve të gjyqit që po transmetohej drejtpërdrejt dhe Johnson gjatë intervistës së saj të fundit me Vanity Fair adresoi të njëjtën gjë.

@sxshq0

I‘m still soo sorry for him..||#jonnydeep #dakotajohnson #blackmass #exgirlfriend #iknowsheknows #foryoupage #fypシ #fypage

♬ Originalton – Edits

Lëndimi i gishtit të Depp u trajtua gjatë gjyqit ndërsa ylli i “Pirates of the Caribbean” dëshmoi në gjykatë se ishte ish-gruaja e tij Heard ajo që preu majën e gishtit me një shishe vodka gjatë një debati në vitin 2015. Kjo solli si rezultat që përdoruesit e internetit të publikonin një video të vjetër e cila titullohej “Momenti që Dakota Johnson e dinte se Amber Heard ishte e dhunshme ndaj Johnny Depp” dhe arriti të fitonte shikime masive gjatë gjyqit.

Duke u bërë pjesë e diskutimit gjatë një prej gjyqeve më shpërthyese të Hollivudit, Dakota duke folur për Vanity Fair tha:

Unë isha duke menduar ‘Pse Zot? Pse jam përfshirë në këtë?’ Nuk e mbaj mend atë moment fare, por të lutem, më largo nga kjo. Mos e lër këtë të shkojë më tej. A mund ta imagjinosh, oh zot, po sikur të më thërrisnin për të dëshmuar? Nuk mund ta besoj që njerëzit po e shikojnë [gjyqin] sikur të jetë një shfaqje televizive. Është sikur të jetë një dramë në sallën e gjyqit dhe zemra më thyhet. Është kaq, kaq e çmendur. Njerëzit janë kaq të çuditshëm. Interneti është një vend i egër.

Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp përfundoi në fillim të këtij muaji me Depp-in që iu dha 10 milionë dollarë dëmshpërblim pasi juria e gjeti shkrimin e Heard-it në vitin 2018 si shpifje ndaj Depp-it.

Përveç kësaj gjatë intervistës së saj Dakota ka folur edhe për një nga filmat që e bëri atë mjaft të njohur, “Fifty Shades of Grey”. Ajo shprehet e penduar për të gjithë serinë e filmave që ta bërë.