Celebrities Gossip Showbiz

“Do të pendohen që të trajtuan keq…” Kujt i drejtohet Adrola me postimin më të fundit?

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Adrola shpesh poston në Instastory shprehje me anë të të cilave na tregon se si ajo ndjehet në momente të ndryshme të jetës. E kështu ka ndodhur së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një shprehje që ne na duket paksa ‘thumbuese’ edhe pse nuk mund të themi se kujt i drejtohet bukuroshja.

Karma tha: “Do vijë një kohë në jetën tënde ku disa njerëz do të pendohen që të trajtuan keq, më beso, do të vijë me patjetër.” 

Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.