Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të lexoni se çfarë i ka ndodhur Arbenitës në restorant…

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, e njohur nga publiku si partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero por fatkeqësisht prej pak kohësh të ndarë së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një video shumë ‘funny’ na ka treguar se një zonjë ngjitur me të po konsumon makarona me gishta dhe mimikat e fytyrës së modeles janë vërtetë shumë për të qeshur.

O Zot i Madh, kjo zonja ngjitur me mua po konsumon makarona me gishtat e saj

Së fundmi Arbenita dhe Fero kanë qenë në qendër të portaleve, pasi janë ndarë. Dyshimet fillimisht kanë nisur pasi dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Ishte vetë reperi ai i cili në një ‘video live’ u shpreh me ironi se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt.

Menjëherë pas kësaj, në formë ‘thumbuese’, modelja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video në Instagram.