Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të lexoni se për çfarë arsye Rina Balaj ka lënë këpucët e saj në Afrikë…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen. 

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Pak minuta më parë bukuroshja ka ndarë një Instastory shumë ‘funny’ ku na ka treguar se nga udhëtimi i saj i fundit në Afrikë ka lënë atje këpucët. Arsyeja që do t’ju shkrijë së qeshuri është pasi ka marrë me vete disa guacka nga atje.

Epo, sado të rritesh disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë…

Lashë dy palë këpucë në Afrikë vetëm sepse doja të merrja guacka me vete në shtëpi

Siç shpesh ka konflikte mes artistëve ku akuzojnë njëri-tjetrin për imitim edhe Rina në formë ‘thumbimi’ është shprehur kështu për këngëtare të tjera, ku këtu dyshohet për ato që quhen ‘rivalet e saj’. E për këtë para pak ditësh bukuroshja ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që ajo vazhdon të punojë dhe sjellë projekte të reja.