Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të shihni se kë puth Kejvina Kthella në buzë…

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

Pak më parë, bukuroshja ka postuar në Instastory-n e saj një fotografi ku shfaqet duke puthur në buzë… veten e saj! Po mirë e dëgjuat. Teksa ka postuar një foto shumë qesharake, krahas Kejvina ju ka kërkuar ndjekësve të gjejnë një mbishkrim.

Për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, megjithatë asgjë nuk është bërë publike. Veprimi i fundit i modeles na habiti shumë dhe ka bërë të gjithë të dyshojnë se statusi i saj ka ndryshuar.

Pak javë më parë, ajo ka publikuar një video ku teksa tregon dorën e saj që në gishtin e martesës mban një unazë floriri, krahas ka shkruar: “E martuar” shoqëruar me një emoji që simbolizon të qeshurën. Ky postim nga ana e Kejvinës mund të jetë edhe thjesht një shaka edhe pse nuk përjashtohet asnjë mundësi.

Nuk është hera e parë që modelja bën një veprim të tillë, pasi dhe pak kohë më parë, ajo publikoi një Instastory ku shfaqej bashkë me partnerin e saj nga pushimet në Dubai, duke u siguruar që mos t’i zbulojë portretin.

Kejvina njihet për tipin e saj pa komplekse dhe teksa shumë personazhe të njohura nuk pranojnë të kenë bërë ndërhyrje, Kejvina e ka pranuar vetë me anë të një video në Instastory se ka bërë buzët.