Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të shihni se si bëhet gati Marina Vjollca tani që është bërë mama!

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Prej shumë kohësh ishte përfolur një shtatzëni e prezantueses bukuroshe deri sa pritja mori fund.

Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin. Mirëpo, si çdo mama “zemrën e ka lënë në shtëpi” te e bija dhe këtë na e ka treguar më së miri sot. Pak më parë, teksa na tregoi se ishte në dhomën e grimit duke u bërë gati për spektakël, bukuroshja na tregoi se po shikonte Marget nga kamerat e vendosura në shtëpi të bëra për këtë gjë.

Duke u bërë gati për xhirime dhe duke ruajtur picirruken

   

Një ditë pas ardhjes në jetë të Marget, teze Luana reagoi me një shkrim në Instastory teksa u shpreh se është “ndjesia më e bukur në botë”.

Disa ditë para se Marina të bëhej mama, ajo dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës.