Celebrities Gossip Showbiz

Do të shkriheni së qeshuri kur të zbuloni se çfarë ka zgjedhur të jetë sot Armina!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Ashtu si ka bërë dhe disa orë më parë teksa ka ndarë me ne një foto paksa të çuditshme kus shfaqet teksa qëndron me kokë poshtë. Blogerja duket se po kryen ndonjë ushtrim fizik, megjithatë jeleku nga ky pozicion është varur dhe veshja e saj duket si e një vampiri (të paktën me çfarë kemi parë në filma). Krahas Armina ka shkruar:

Sot zgjodha të jem një vampir.

Teksa së fundmi të gjithë e kemi parë Arminën edhe si bashkëprezantuese në emisionin ‘Goca dhe Gra’ që transmetohet në Top Channel, këtë të mërkurë u transmetua episodi i parë i këtij sezoni të ri. Ekskluzivisht për Top Channel, blogerja tregoi se ka nisur përgatitjet për dasmën e saj me partnerin Shkëlzen Berisha që do të bëhet në fund shtatori ose fillim tetori të këtij viti.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.