Celebrities Gossip Sex

“Do të vijnë gërshërë…”, teksa Luizi i afrohet Jorit, Kristi i kujton Kiarën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit. Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur me sjelljen e tij.

Luizi: Po mirë moj a s’të vjen keq për ne që na u bën me u ndier keq? Sa morëm vesh që do me u zhvesh ti, u veshëm të tërë. Kujt je duke i thënë mos më shikoni? O Jor dëshiron ndonjë gjë për të pirë? Ca do ti?

Kristi: O Luiz po nuk bën o burrë

Luizi: Ca po bëj? Po shtyj kohën ca të bëj.A të merrem me ty?

Kristi: Po jo në këtë mënyrë

Luizi: Kam dy variante, me u marr me ty a me Jorin?

Kristi: Po je burrë në lidhje

Luizi: Ky s’është në terezi, unë s’jam tu shku tu u martu mor.

Lorenci: Po nuk deshe me të ardh ndonjë palë gërshërë me dron. Gërshëra të pres me mall Kiara

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.