Aktualitet

Doganat bllokojnë importin e mishit të pulës, shkak gripi i shpendëve!

Shqipëria ka bllokuar importin e mishit të pulës nga të gjitha shtetet fqinje. Autoritet doganore kanë marrë urdhër nga Ministria e Bujqësisë për të ndaluar çdo ngarkesë me mish pule importi si dhe bllokimin e shpendëve të gjallë.

Pas shfaqjes së rasteve të para me gripin e shpendëve, inspektorët e AKU janë stacionuar në pikën e kalimit kufitarë të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Inspektoret ndjekin zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar te gjitha mallrat qe hyjnë ne Morinë.

Në doganën e Hanit te Hotit që lidh vendin tonë me Malin e Zi ka mbërritur urdhri i Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e importit të shpendëve. Aktualisht nuk po kryhen kontrolle nga AKU, por doganierët janë udhëzuar të njoftojnë AKU-në në rast se do të konstatohen kamionë me shpendë apo produkte të mishit të pulës.

Po kështu edhe në Korçë, ku ndodhen tre pika doganore, Kapshtica Qafë-Thana dhe Gorica po zbatohet udhëri i Ministrisë për të mos lejuar importimin e shpendëve apo produkteve të mishit që vijnë nga Greqia dhe maqedonia e Veriut. Drejtori i AKU ne Korce Adham Papadhami tha se deri më tani nuk është ndaluar asnjë ngarkesë, por nëse konstatohen do të kthehen në vendet e origjinës.

Ndryshe është situata në portin e Durrësit, ku vazhdon normalisht importi i mishit të pulës.