Celebrities Film & Tv Gossip

Dojna Mema ka një koment shumë ‘funny’ për qëndrimin e Kejvinës në këtë moment të ‘BBV’!

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, të shtunën e kaluar nisi edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.

Kujtojmë se 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të gjithë banorët duhet të tregonin një histori personale nga jeta e tyre për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të zbuluar pak më shumë na vetja. Ndër situatat që ata rrëfyen, historinë e tij tregoi dhe aktori i mirënjohur Herion Mustafaraj. Këtë moment e ka fotografuar Dojna Mema e cila me anë të një postimi në Instatory ka bërë një koment shumë ‘funny’. Teksa ka treguar qëndrimin e Kejvinës, në kohën ku aktori po bënte rrëfimin e tij, që duket shumë moskokëçarës, krahas ka shkruar:

Interesi i Kejvinës për historinë e të kaluarës së Herion Mustafaraj

Ndër situatat që banorët rrëfyen, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Kejvina, e cila ka treguar se ka braktisur shkollën ditën e Pavarësisë, duke bërë një organizim me shokët dhe shoqet e klasës. Shkolla ka njoftuar menjëherë prindërit e saj dhe duket se kjo nuk ka përfunduar aspak mirë për bukuroshen.