Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Dojna Mema ndan një problem që shumë shoqe e kanë mes tyre!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të.

Së fundmi Dojna ka postuar një foto si rradhë herë me një nga mikeshat e saj të ngushta dhe me shkrimin në këtë postim mendojnë se e gjejnë veten shumë shoqe.

A keni edhe ju një shoqe të cilën për ta postuar në rrjete sociale të duhet të bësh foto nga një foto që ajo nuk mendon se mund ta publikosh?! Madje është aq private sa as ‘Instagram’ nuk ka, por unë prapë e dua shumë.

 

Ndërkohë, kujtojmë se Dojna më parë ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë më Vlashentin teksa gëzojnë kur mësojnë gjininë e bebit. Ngjyra blu e tullumbaceve dhe zbukurimeve përhapet kudo.

Në 1 prill ndërkohë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.