Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema, një Grinch shtatzanë…

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Siç ka bërë pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku e veshur sportive dhe me jeshile na ka treguar dhe pak nga barku i rrumbullakosur. Krahas fotove, bukuroshja e ka krahasuar veten me Grinchin, personazhin për fëmijë që vjedh Krishtlindjet, por prezantuesja nuk do t’i rrëmbejë ato, por do të bëjë gati plazhin…

Sjellim në vëmendje se Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Më datë 1 prill ajo dhe partneri, Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram.

Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza. Së fundmi Dojna ka postuar në InstaStory, një video të Vlashentit duke shpjeguar dhe një nga gjërat që i pëlqenin më shumë tek partneri i saj dhe që e ‘shtyu’ më shumë drejt martesës.