Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema poston foton e veçantë të mamasë dhe djalit të saj!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën. Së fundmi bukuroshja ka dhënë një mesazh me rëndësi teksa është pyetur në një ‘Ask’ për mësimet më të rëndësishme që do t’i japë të birit gjatë jetës.

Vetëm pak më parë Dojna ka postuar një foto shumë të veçantë të djalit Nolan Sol dhe mamasë së saj, ku na i ka bërë ‘sytë zemra’. Në foto duket mamaja e saj duke mbajtur në krahë vogëlushin e duke e ushqyer atë me biberon teksa janë duke bërë një shëtitje. Mund të themi se ky është një nga momentet më të bukura që Dojna ka postuar deri më tani nga familja e saj.

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na tregoi se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.