Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema publikon foton e pazakontë gjatë ditëve të fundit të pritjes së ëmbël!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël. Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga përditshmëria dhe ecuria e shtatzënisë së saj dhe një ndër to ka qenë dhe një foto e postuar së fundmi në ‘Instastory’. Duket se Dojna dhe Vlashenti po bëjnë disa rregullime në shtëpinë e tyre dhe moderatoja ka postuar një foto të saj, ku duket e lodhur dhe shkruan:

Kur bën punime në muajn e nëntë dhe në mes të gushtit

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në këtë episod të fundit të ‘Më lër të flas’.

Fillimisht, Dojna na tregoi për momentin e parë kur mësuan për fëmijën që do të vinte në jetë dhe si reagoi gyshja e saj e famshme tanimë në rrjete sociale. Prezantuesja gjithashtu na rrëfeu dhe momentin e veçantë të propozimit dhe planet e dyshes për të jetuar në të ardhmen.