Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema sapo na bëri nostalgjikë! Dikur një vogëlushe dhe tani pret të sjellë në jetë një engjëll…

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Por, në pritje të një vogëlushi, Dojna është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ne një foto ku ka qenë edhe vetë një vogëlushe. Bukuroshja është një ndër të paktat të famshme që ka ruajtur natyralitetin e saj dhe nuk ka ndryshuar aspak edhe pse tani është një vajzë e rritur.

Sjellim në vëmendje se Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Më datë 1 prill ajo dhe partneri, Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram.

Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza. Së fundmi Dojna ka postuar në InstaStory, një video të Vlashentit duke shpjeguar dhe një nga gjërat që i pëlqenin më shumë tek partneri i saj dhe që e ‘shtyu’ më shumë drejt martesës.