Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni bën deklaratën e fortë patriotike!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Nga Xhonatani është vënë re se sa shumë e do ai Kosovën dhe vendlindjen e tij Drenicën, pasi na ka treguar gjithmonë se sa krenar është për prejardhjen e tij dhe duke e përmendur gjithmonë në tekstet e këngëve të tij. Këtë e ka treguar edhe së fundmi në Instastory me një deklaratë të fortë patriotike.

A kishe me vdek për Kosovën?
Normale edhe me dëshirën më të madhe!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi një Instastory Butrintit dhe Don Xhonit që ‘i çmendën’ të gjithë me projektin e tyre muzikor të para disa muajve na bën të dyshojmë se mund të kemi diçka në horizont.

Kënga e tij e fundit e publikuar titullohet ‘Crypto’, e cila deri tani ka kaluar 8 milion klikime.