Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni dhe Butrint Imeri do të na sjellin dhuratën më të bukur për festat e fundvitit!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Pak javë më parë, reperi lançoi këngën “Gjuj për to” në bashkëpunim me Loredanën por siç tanimë jemi mësuar me të, ai nuk ka të ndalur! Pak ditë më parë, artisti paralajmëroi se do të vijë me projekte të reja, por mesa duket ka vendosur të na surprizojë edhe më shumë.

Disa orë më parë, me anë të disa postimeve seri në Instastory, reperi i hitit “Make a pose” ka zbuluar se do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që duket se do ta përdorin edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Donit me një artist.

Kena me jav dridh tokën pasha Zotin e madh

Rikujtojmë se, jo vetëm me këngë, por reperi ka zbuluar se në dhjetor do të vijë edhe me ‘specialitetin’ e tij që janë ‘freestyle-t’.

Rikujtojmë se para vetëm pak javësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron mbi 10 milion klikime.

Nga ana tjetër, suksesi më i fundit nga Butrinti ka qenë kënga “Kuku” që u kthye në refrenin e verës si dhe duke u përdorur si mbishkrim në shumë foto nëpër rrjete sociale.