Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni ‘i rikthehet’ pasionit të tij për…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Ama përveç muzikës, Xhonatani ka edhe një tjetër pasion të vjetër, të cilit duket se këto kohë i është rikthyer përsëri dhe është pikërisht boksi. Së fundmi reperi ka postuar disa video në ‘Instastory’ duke u ushtruar në një ambjent boksi.

 

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Pak orë më parë, Xhonatani ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket vila e tij dhe dy makina të parkuara përpara që na lini t’ju themi janë me të vërtetë shumë luksoze dhe të kushtueshme. Padiskutim që reperi nga Drenica i meriton pasi vetëm në kaq pak kohë nga lansimi i tij si artist në një moshë shumë të vogël, ka publikuar shumë hite dhe ka një grup të madh ndjekësish.