Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni mbështet Ledrin publikisht për këngën e re, po me Majk çfarë ka?

Dy reperët Majk dhe Ledri publikuan këngën e tyre më të fundit “Marr”, e cila duket të ketë shumë sukses nga klikimet. Vetëm brenda një ditë nga publikimi dy artistët kanë arritur të marrin mbi 800 mijë klikime.

Ndërkohë që është bërë një “qokë” tanimë mbështetja publike sa herë që artistat nxjerrin një projekt të ri të shpërndajnë njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dhe kur kjo nuk ndodh, na bëjnë të dyshojmë se mund të ketë keqkuptime mes tyre.

Së fundmi, Don Xhoni ka publikuar një sekuencë të këngës së re të Ledrit dhe Majk, por këtë të fundit nuk e ka përmendur. Teksa ka bërë tag Ledrin, reperi i hitit “Make a pose” nuk ka denjuar të vendosë dhe Majk.

Nuk dimë se çfarë mund të ketë mes dy reperëve, por shenjat nuk janë shumë të mira…