Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni na tregon ‘plumbin që e ka goditur katilja’!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Disa ditë më parë ai na zbuloi se do të publikojë një këngë me emrin ‘Katile’. E duket se jemi afruar shumë surprizës së Don Xhonit, pasi pak ditë më parë artisti shpërndau një foto ilustruse ku duket ai dhe në një thikë pasqyrimi i portretit të një vajze misterioze. 

E nga ditë në ditë, Xhonatani po na tregon se po i afrohemi publikimit të projektit të tij. Pak orë më parë, reperi postoi një video teksa mbante në dorë një gotë me alkool, dizajni i saj ishte shumë i veçantë pasi në gotë ndodhet një plumb. Krahas Instastory-t, ai shkruajti: “Ah moj katile”.

Epo, mesa duket ‘katilja e ka vrarë’ Don Xhonin dhe na duhet të presim një këngë dashurie prej tij.

Të gjithë besojmë i mbajmë mend fillimet e reperit nga Drenica, i cili pati jehonën e madhe të tij, që padyshim mund ta quajmë dhe një pikë shumë kyçe të karrierës, me ‘freestyle-t’ e tij në emisionin e Meriton Mjekiqit. ‘Make e pose’ madje u bë fenomeni i TikTok-ut, ku shumë të famshëm madje dhe të huaj e realizuan si sfidë. E pas saj, Don Xhoni u bë një nga artistët më të suksesshëm të tregut muzikor duke realizuar kështu edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të konsoliduar të showbiz-it. Megjithatë, ashtu si asnjë reper tjetër, Xhonatani është i pari që është bërë i njohur nga ‘freestyle-t’.