Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni në një romancë të re? Reperi habit me postimin e fundit!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trendafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ja dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ka vetëm disa muaj që Xhonatani dhe modelja ruse, Ariana i dhanë fund lidhjes së tyre dhe duket se tashmë do të kemi një romancë të re për reperin.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur plot 25 milion klikime në platformën YouTube.