Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni probleme me policinë… Çfarë ndodhi me reperin?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Jo vetëm nga milionat e klikimeve që numërojnë këngët e tij, por edhe nga dashuria e madhe që disa prej tyre kanë treguar duke e ‘gdhendur’ përjetësisht në trup reperin.

Mirëpo si çdo reper tjetër të cilët njihen për ‘bad boys’ dhe reperi i hitit “Make a pose” nuk mund të qëndronte larg këtij stereotipizimi. Së fundmi me anë të një video-je live në Instagram ai tregoi se është gjobitur nga policia e Kosovës për shkak se nuk ka respektuar masat anti-Covid duke dalë në qytet gjatë orës policore.

https://www.instagram.com/p/CThDEU6ii9_/?utm_source=ig_web_copy_link

Epo, rregullat janë rregulla!

Kujtojmë se, së fundmi reperi ka lançuar këngën e tij më të re, “Deri kur”. Kënga vetëm 1 muaj që është publikuar dhe numëron mbi 10 milion klikime, duke rezultuar shumë e pëlqyer.