Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni sapo na tregoi pak nga kënga e tij më e re…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë pas ‘Crypto’ që ka mbi 8 milion klikime në platformën Youtube. Me anë të një video të postuar në rrjetet e tij sociale si TikTok dhe Instagram, reperi na ka zbuluar pak më shumë nga surpriza e tij e radhës që duket se tani është gati dhe ne mezi po presim që të publikohet sa më shpejt.

Nga teksti kënga duket të jetë ashtu siç jemi mësuar ta shohim tanimë Don Xhonin me hip-hop, por nuk dimë nëse përgjatë sezonit të verës do të kemi një këngë dashurie nga ai, të cilat ka treguar gjithashtu se është shumë i suksesshëm dhe te to.

@don.xhoni

#donxhoni#bigdonxhoni#donxhonii #tjerallafe#baby#breakdown#cashcash #allesgutecriminalekokaina#maffia #derikur#trustme#gjujperto#corazon#crypto

♬ original sound – DON XHONI

Shpesh në këngët e tij kemi dëgjuar fraza të cilat bëhen shumë të famshme, e ashtu si ka qenë një ndër to dhe kënga hit ‘Make a pose’. Kjo e fundit asokohe u bë virale, ku u kthye gjithashtu në një sfidë TikTok e zhvilluar nga shumë të famshëm edhe ndërkombëtar. Por, duket se sukseset e këtij djali kaq të ri në moshë nuk kanë të ndalur. Sërish po flasim për TikTok-un dhe mund të themi se tanimë është rikthyer në një fenomen. Hashtagu #donxhoni ka plot 1.8 bilion klikime duke shënuar kështu një super sukses.