Gossip Showbiz

Don Xhoni surprizon Butrint Imerin duke i bërë…

Ditën e sotme, më 3 korrik, sapo ora shënoi 00:00 treshja fantastike, Kida, Ledri Vula dhe Butrint Imeri publikoi këngën më të re që u përqafua menjëherë nga publiku “Dale”. Projekti muzikor shoqërohet me një videoklip shumë të bukur ku artistët shfaqen në formën e tyre më të mirë dhe Kida duket më mahnitëse se kurrë!

Por çastet e bukura nuk mbarojnë me kaq për Butrintin, pasi dita e sotme është një datë e veçantë për të, kjo jo vetëm prej lançimit të këngës por dhe se sot ai feston 25 vjetorin e tij.
Dy gëzime në një ditë për artistin kosovar, pasi surprizat nuk kishin fund, duke nisur që me festën surprizë e deri tek dhurata gjigande që i la të gjithë gojëhapur.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte shoqëria shumë e ngushtë mes Butrintit dhe reperit Don Xhoni, i cili i organizoi dhe festën surprizë.
Prezent në ditëlindje ishin shumë të ftuar, ku mes tyre duket Kida dhe vëllai i tij Shkumbin Imeri, i cili mendohet se së bashku me Don Xhonin i ka dhuruar Butrintit një makinë të zezë shumë të madhe, Brabus G-Class.

Janë publikuar shumë foto dhe video nga kjo ditëlindje dhe sigurisht nuk mungojnë urimet nga personazhe të tjerët të famshëm dhe sigurisht bashkëpunëtorëve të tij, Kida dhe Ledri Vula.