Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni vjen me një paralajmërim këtë javë!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ vetëm para pak minutash zbuloi se do të publikojë EP-në e tij të parë (mini- album). Me anë të një postimi në Instastory Don Xhoni ka bërë një paralajmërim, i cili mesa duket ka të bëjë me publikimin e albumit të tij të ri, i cili mendohet të publikohet këtë javë.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 30 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.