Celebrities Gossip Showbiz

“Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?” Aktori rrëfehet për herë të parë në “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” dita ditës po sjell edhe më shumë të pathëna nga të famshmit tanë. Rrëfime personale dhe plot emocione janë dhuruar vetëm në ditët e para të spektaklit. E dukeqenëse banorët janë ambientuar me njëri- tjetrin duket se nga pak kanë nisur të tregojnë dhe histori shumë personale.

Një situatë e tillë ka ndodhur me Donaldin, i cili ka zbuluar shumë në një bisedë me Palomën. Teksa kjo e fundit nisi ta ‘intervistojë’ në lidhje me marrëdhënien e tij të dikurshme me moderatoren Bora Zemani, aktori ka treguar disa detaje dhe na shtoi dyshimet për një ‘rikthim’ mes tyre.

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Jo vetëm kaq, por më tej edhe mikesha e ngushtë prej 15 vitesh e Borës, nisi të ngacmojë Donaldin për Borën pas kësaj teme. Ajo vazhdimit e pyeste ‘pse s’është si dritë dielli?”, ndërkohë që ai vetëm buzëqeshte duke nënkuptuar se ende ka diçka për Borën.

https://www.instagram.com/p/CU459idoYiA/?utm_source=ig_web_copy_link

Kohëve të fundit është përfolur shumë edhe për një afrimitet mes Semit dhe Donaldit, mirëpo kjo bisedë ka hequr dyshimet dhe dyshja kanë treguar kështu se janë thjesht miq të mirë.