1këngëx2

Donald Veshaj ka një kërkesë për Trixa-n nëpërmjet lidhjes direkte me TAR: “Kartonin e verdhë ma dha…”

Sot nuk është vetëm Shën Valentini, por edhe ditëlindja e 24-ët e TAR. Për këtë ditë kaq të veçantë, radio e cila ka shoqëruar shtëpinë më të famshme në Shqipëri pati një lidhje direkte me 4 finalistët.

Donaldi ishte një ndër to, i cili edhe pas asaj që ndodhi Prime-n e kaluar me Trixa-n nuk ngurroi të bënte një përshëndetje vetëm për të dhe krahas një kërkesë për partneren e tij.

Do doja që ta përshëndesja Trixa-n me ‘Fire on fire’ të Sam Smith, është kënga jonë. I them që më mungon shumë dhe e dua shumë. Dhe i them që të mos më japë karton të verdhë se kartonin e parë të verdhë ma dha ditën e premte. Kam një kerkesë edhe për dyqanet e luleve ti çojnë lule Trixa-s dhe Trixa t’ju bëjë tag.