Celebrities Gossip Showbiz

Donald Veshaj sapo na tregoi ëndrrën e çuditshme që ka parë…

Donald Veshaj prej më shumë se një viti tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private e jo vetëm pasi pas daljes nga shtëpia, artisti u angazhua me emisionin që e prezantonte me binjakun e tij Romeon, ‘Më lër të flas’ dhe gjithashtu publikoi disa projekte të reja muzikore.

E postimet e tij në rrjete sociale gjithmonë tërheqin vëmendje ashtu siç ishte më i fundit ku aktori na tregoi ‘ëndrrën’ e çuditshme që ka parë e cila në fakt ishte një shaka me ndjekësit e tij. Teksa ka filmuar nga shtrati i tij një depozitë uji ku shkruhet ‘Nobel’, krahas Donaldi ka shkruar:

Pashë në ëndërr sikur më nominuan për Nobel

Të ftuar në mbrëmjen e veçantë të 25- vjetorit të  TAR ishin edhe binjakët e shumëpërfolur Romeo dhe Donald Veshaj. Artisët ndër të tjera folën më tepër mbi projektet e reja nga ana e Romeos dhe pauzat në muzikë nga ana e Donaldit. 

Përpos karrierë, aktori është gjithashtu shumë i komentuar dhe për momentet private që ndan në rrjete sociale krah partneres, Bora Zemani.