Gossip Showbiz

Donaldi dhe Arditi diskutojnë ashpër për Beniadën!

Ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk duket se kanë fund. Një prej banorëve që shkakton më shumë debate është këngëtari Ardit çuni, i cili me ndërhyrjet dhe batutat e tij shpeshherë ka lënduar e prekur shumë banorë të tjerë aty brenda.
Përpos kësaj, ai është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles Beniada Nishani, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur që do të dëshironte të ndodhte diçka dhe e la të hapur mundësinë për një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër Beniada e ka bërë shumë të qartë se atë e sheh thjesht si shok e asgjë më tepër edhe pse u shfaq shumë e afërt në fillim. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Arditi e konfirmoi sërish simpatinë e tij për modelen, gjë që shkaktoi shumë debate në shtëpi, madje disa prej tyre mendojnë se është e gjitha një strategji e tij.

Rreth kësaj teme, Arditi pati një përplasje me Donald Veshaj, për të cilin kujtojmë se Beniada ka shprehur një lloj pëlqimi.
Gjatë kohës që Arditi po shprehej se mund të ndodhë diçka dhe banorët nuk kanë pse të jenë kundra kësaj, Donaldi i është përgjigjur duke e pyetur nëse ai po priste me të vërtetë të ndodhte diçka apo jo.

Këngëtari ka replikuar duke treguar se edhe pse ajo e sheh si shok, ai nuk do të ndalojë ndjenjat e tij.

Nuk është puna se ç’pres unë. Unë soy kam një simpati. Se çfarë ndodh nuk e di. Unë shpreha simpatinë time dhe s’mund ta ndryshoj tani që ajo tha se më sheh si shok.