Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi dhe Beatrix shkëmbejnë puthjen e parë?!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa bënë hapin e radhës.

Bëhet fjalë pikërisht për një puthje, e cila është e para e shkëmbyer mes dyshes. Puthja e shumëpritur erdhi dhe fansat ndahen në dy grupe, teksa janë romantikët që shpresojnë se mes çiftit po lind një dashuri e fuqishme, dhe është grupi i dytë që ka disa rezerva, pasi janë fansa të ish-çiftit Donald-Bora.

Afrimiteti mes tyre ka nisur prej disa ditësh tashmë, teksa Donaldi dhe Trixa janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ata kanë qëndruar së bashku për shumë gjatë, teksa gjithashtu kanë shkëmbyer përqafime dhe shikime të zjarrta.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, Beatrix dhe Donaldi kanë përfunduar duke bërë dush bashkë, ku nuk kanë munguar as aty prekjet e flirtimet. Gjithashtu, teksa situatat romantike mes tyre sa vijnë e shtohen, teksa ishin jashtë në oborr, në sy të banorëve të tjerë, Trixa dhe Donaldi janë çuar duke kërcyer së bashku. Edhe pse nuk e dimë ende se si do të shprehen Donaldi dhe Beatrix lidhur me tërë këto momente të afërta dhe intime, me siguri edhe kjo puthje do të bëhet virale në rrjet, ku komentet e fansave nuk do të mungojnë.