Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Donaldi dhe Semi hapin ‘X files’, të dy rikujtojnë ish-partnerët e tyre!

“Big Brother VIP” vazhdon që të surprizojë dhe të sjellë shumë të pathëna nga banorët e famshëm brenda shtëpisë. Të gjithë ata pa përjashtim janë hapur si kurrë më parë, a thua se kanë harruar ekzistencën e kamerave që i monitojnë gjatë 24 orëve dhe kanë dalë tërisisht pa filtra. Ata kanë rrëfyer detaje tejet personale dhe të pathëna më parë, lidhur me jetën e tyre private.

Një situatë e tillë ka ndodhur me Donaldin, i cili ka zbuluar shumë në një bisedë me banorët e tjerë në lidhje me historinë e tij me Borën. Teksa është pyetur mbi këtë marrëdhënie, ai ka rrëfyer nëse e do akoma, sa kohë kishte me të dhe detaje të tjera personale.

Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim. Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur. Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e ka kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë.

Nga ana tjetër edhe Semi gjatë një bisede me Sheilën, nuk ka ngurruar që të tregojë dhe ajo për marrëdhënien e kaluar me ish-partnerin e saj, Bojken Lako. E pyetur se a i dhemb akoma pjesa që ai nuk është më në jetën e saj apo nëse i mungon si mbështetje, Semi përgjigjet:

Jo… Në fillim po, sepse nuk e dija. Pavarësisht se e kishim folur që do kishim një marrëshënie të afërt… Unë ia kërkova, që pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë dua të të kem shok. Sepse isha mësuar me atë dhe çdo lloj gjëje që më ndodhte i thoja; ‘më ndodhi kjo, ose kur mbaron ti punën që të vish në shtëpi’. Se shoqet e mia kishin jetën e vet, u bënë të dyja me fëmijë, kishin të dyja njerëzit e vet. Si të thuash, të ndan jeta. Pavarësisht se i kisha në ‘facetime’ kur kisha ndonjë hall… Unë Bojkenin kisha, gjithë e gjithë… Dhe jemi shokë.