Gossip

Donaldi e harroi Borën?! Pas ikjes së Semit afrohet më shumë me Beatrix-in dhe Beniadën! Çfarë po ndodh?!

Mund të themi se një ndër personazhet më të të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Donald Veshaj. Aktori hyri në shtëpi si një djalë beqarë, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar.

Gjatë takimit me Borën ata shkëmbyen një puthje që u bë temë bisede për javë me rradhë dhe lumturoi një Shqipëri të tërë, por së fundmi ai u shpreh se në shtëpi është vetëm dhe nuk ka ndonjë lidhje. Diçka e tillë e acaroi Semin, e cila është shoqe e ngushtë me Zemanin për më shumë se 15 vite. Biseda agravoi deri në atë pikë sa Semi i tha se bëri shumë gabim që e puthi Borën nëse tashmë shprehet se nuk ka gjë me të.

Gjithsesi, pas disa minutash ajo i kërkoi falje për sjelljen dhe gjërat u qetësuan. Por me daljen e Jaupaj nga shtëpia më e ndjekur, edhe pse për shumë pak orë tashmë, Donaldi duket se ka përfituar të afrohet me vajzat.

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet të aktorit të humorit me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe të gjithë e cilësuan si flirtim. Por sot, ata dukeshin më afër se kurrë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin e duke u prekur.

Nga ana tjetër, Donaldi nuk shfaqet i afruar pak si tepër vetëm me Trixën, por gjithashtu dhe me modelen bukuroshe, Beniadën. Me të cilën kujtojmë se kanë shkëmbyer shumë përqafime dhe prekje, e sot ajo i ka bërë masazh duke nxitur kështu ngacmime të shumta nga banorët aty brenda.

Duket se largimi i Semit nga shtëpia e ka bërë Donaldin të ndihet më i lirë dhe të shprehet ashtu siç ai dëshiron. Edhe pse ndonjëherë duket sikur e ka harruar krejtësisht Borën dhe situatën e tij jashtë për të shijuar kohën e tij brenda.