Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi e ka një përgjigje nëse e pyesin për lidhjen!

Mund të themi se një ndër personazhet më të të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Donald Veshaj. Aktori hyri në shtëpi si një djalë beqarë, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar.

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet të aktorit të humorit me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe të gjithë e cilësuan si flirtim. Gjatë ditës së djeshme ata dukeshin më afër se kurrë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin e duke u prekur. Madje që në fillim të ardhjes së Trixa-s është parë qartë afrimiteti mes tyre.

Donadi dhe Beatrixi kanë mohuar të kenë një pëlqim për njëri-tjetrin, por kjo ndërsa Semi ishte brenda “Big Brother”. Që natën e parë që shoqja e ngushtë e Bora Zemanit la shtëpinë u duk sikur Donaldi dhe Beatrix të bëheshin akoma edhe më të afërt me njëri tjetrin. Thënë kjo, mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Donaldi kanë përfunduar duke bërë dush bashkë, ku nuk kanë munguar as aty prekjet e flirtimet.

Mirëpo, si do të përgjigjej Donaldi, nëse do ta pyesnin për lidhjen? Në një bisedë të bërë së fundmi me mikun e tij brenda shtëpisë Dj PM, ky i fundit e ka pyetur se çfarë do të thotëe nëse e pyesin për lidhjen.

Se di plako, çfarë të më vij. Unë asgjë s’bëj kot, se kam të vështirë të flas.

Epo, Donaldi po na bën me të vërtetë shumë konfuz!

Rikujtojmë se, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka zgjedhur ta komentojë afrimitetin që po rritet dita-ditës mes tyre, një tjetër banore ka vendosur që ta bëjë këtë. Teksa, kanë qenë duke biseduar jashtë në oborr të gjithë banorët së bashku, Antonela nuk ngurroi të thonte:

Pëlqeheni ju të dy!

Ndërkohë, Beatrix-i dhe Donaldi bënë sikur nuk e kuptuan për t’ju shmangur një përgjigje, që kjo nuk ishte thjesht për miqësi, por për diçka më shumë.