Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi një “mollë sherri”, çfarë po ndodh mes Egzonës dhe Beatrix?!

Para një jave kanë hyrë plot pesë banorë të rinj në shtëpinë e “Big Brother VIP” të cilët janë: koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur në Kosovë, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova. Hyrjet e reja në shtëpi nuk kanë shkaktuar pak trazira apo ngacmime.

Ndërkohë që Eltioni ka qenë në qendër të vëmendjes që në momentin kur ka hyrë për shkak të debateve të njëpasnjëshme dhe të akumuluara nga jashtë me Ilirin, ai nuk ia doli që të vazhdonte rrugëtimin e tij në “Big Brother” ku mbrëmjen e kaluar ishte i eleminuari i natës. Megjithatë, edhe pas daljes së tij, duket se debatet nuk kanë munguar në shtëpi, kësaj rradhe me të tjerë protagonistë.

Duket se Egzona dhe Beatrix vazhdojnë të mos kenë raporte shumë të mira. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të një bisede që Egzona ka bërë më parë me Donaldin. Egzona ka qenë ajo e cila i ka këshilluar çiftin dhe ka komentuar situatat e ndodhura mes tyre.

Më vonë, ajo ka menduar se Beatrix është ndierë keq dhe është sqaruar me të, megjithatë këtë gjë Egzona e preku sërish në edicionin e mbrëmshmëm, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Beatrix. Teksa kjo e fundit po bisedonte me Arjolën, ka shprehur se:

Unë jam sqaruar me të, ajo e tha prap në prime edhe nuk ka ardhur të më tregojë atë ditë kur Donaldi ka qenë duke pikturuar.

Ndërsa në një video tjetër, derisa banorët po qëndrojnë në oborr Xheisara me Egzonën largohen. Beatrix i përshendet duke i thënë natën e mirë dhe ka qenë Egzona ajo që e ka injoruar.

Në dhomë të rrëfimit po shkojmë.