Celebrities Gossip Showbiz

Donaldi sapo i bëri ‘diss’ Romeos!

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. Aktori është mjaft i përfolur për marrëdhënien e tij me dy vajza shumë të njohura të showbiz-it, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj e gjithashtu për angazhimin e tij në muzikë së fundmi dhe me emisionin më të ri që do të nisë me të vëllain, Romeo.

Dy djemtë njihen shumë edhe për padiskutim marrëdhënien e përkryer që kanë me njëri- tjetrin. Por, padyshim humori te ta është ajo që ndjekësit pëlqejnë më shumë dhe te një postimi i Donaldit në Instastory ku ka treguar një foto të tijën dhe binjakur të tij, krahas ka shkruar duke i bërë ‘diss’ në formë shakaje:

E njëjta buzëqeshje. Ok unë jam pak më i bukur.

Por, duket se aktori nuk ka të ndalur me angazhimet e tij dhe në anën profesionale pasi ashtu siç ju premtua gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’ së bashku me të vëllain e tij dhe kolegun artistik, Romeon do të nisnin emisionin e tyre me frazën e famshme të Donaldit tanimë, ‘Më lër të flas’. E shumë pak ditë na ndajnë nga ky projekt i ri i vëllezërve Veshaj që do të nisë në Top Channel. Nga 29 prilli, çdo të premte dyshja më e përfolur e momentit do të jenë pjesë e medias tuaj më të dashur.