Celebrities Music Showbiz

“Donda” thyen rekordet e dëgjueshmërisë dhe mund Olivia Rodrigo-n!

Albumi më i ri i reperit të njohur Kanye West “Donda” ka thyer rekorde dëgjueshmërie në platformën gjigante Spotify, duke thyer dhe rekordin e këngëtares shumë të përfolur për momentin Olivia Rodrigo gjatë 24 orëve. Spotify ka korrigjuar një deklaratë të mëparshme e cila thoshte në mënyrë të pasaktë se West gjithashtu arriti rekordin e Rodrigo si artisti më i transmetuar i vitit 2021 në 24 orë:

Rekordi i West është vetëm për albumin më të transmetuar të vitit 2021 në 24 orë.

Kujtojmë se Donda është publikuar së fundmi dhe artisti i njohur ja ka dedikuar nënës së tij. Gjatë promovimit të albumit e pranishme ishte dhe ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian, e cila mori vëmendjen maksimale pasi ishte veshur me fustan të bardhë. Të gjithë iu lindi dyshimi për një rikthim të mundshëm të çiftit por më vonë burime pranë tyre kanë deklaruar se mes tyre ka vetëm mirënjohje dhe suport.

Rikujtojmë se, reperi Kanye West akuzoi shtëpinë diskografike se albumi doli pa miratimin e tij. Nga kjo deklaratë, përfaqësuesit e “Universal” ende nuk kanë reaguar, por sipas disa burimeve brenda në kompani e quajtën pretendimin e West ‘idiotllik’. “Donda” përfshin bashkëpunime të Kanye me JAY-Z (në “Jail”), Weeknd, Jay Electronica, Young Thug, i ndjeri Pop Smoke,Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi dhe shumë të tjerë.

Sidoqoftë, një person që nuk u emocionua shumë pasi dëgjoi për herë të parë ishte këngëtari Chris Brown, i cili me sa duket ishte i prerë nga albumi. Këngëtari 32-vjeçar besonte se do të paraqitej në një pjesë të këngës “New Again”, e cila u rendit si pjesa e 18-të e albumit të këngëve. Vetëm disa orë pasi Donda ishte e publikuar në platformat e transmetimit, Brown në dukje shpërtheu, në një mesazh të postuar në InstagramStories. Ai e quajti atë mashtrues duke shpërthyer në ofendime.

Gjithashtu, Kanye West ka publikuar një koleksion veshjesh në faqen e tij për nder të publikimit të albumit muzikor “Donda” dhe me një mbishkrim në pjesë të caktuara të veshjeve ku ai shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Koleksioni i ri është projektuar nga shtëpia e modës Balenciaga, dhe përmban një bluzë me vitin ‘2024’ të shkruar në të, një bluzë me një fotografi të shtëpisë së Donde West, nëna e Kanye dhe një fantazmë. Çmimet variojnë nga 60 deri në 200 dollarë.