Celebrities Live From Tirana Showbiz

Doni të befasoheni me VIP-at që janë bërë pjesë e “Social Top 5” për këtë javë?

Si çdo javë në emsionin e “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Lidhur edhe me zhvillimet më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, së bashku edhe me të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me një nga fenomenet siç është “Big Brother VIP”, në këtë rubrikë monitorohen personazhet të cilët kanë arritur që të shtojnë më shumë ndjekës gjatë javës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë javë ku në fokus kanë qenë VIP-at e “Big Brother” por edhe artistë nga bota e muzikës. Ja se cila është renditja e personazheve shqiptarë të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë.

Personazhet Shqiptarë

5. Në vendin e pestë ndodhet një nga artistët e vegjël më të rinj, i cili me një këngë të publikuar është kthyer në trend. Bëhet fjalë për Shqipton, që ka shtuar 6396 ndjekës.

4. Artisti MC Kresha gjithashtu ka shtuar 6 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

3. Banori i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, këtë javë ka shtuar plot 16 mijë ndjekës.

2. Në vendin e dytë për këtë javë ndodhet Fifi, e cila edhe pse është larguar është përsëri në qendër të vëmendjes. Këtë javë ajo ka shtuar 18 mijë ndjekës.

1. Bukuroshja Beatrix Ramosaj, po bën javë tashmë që qëndron në krye të klasifikimit në “Social Top 5”, këtë herë ajo ka shtuar plot 54 mijë ndjekës në Instagram.

Nuk mund të lihen pas edhe personazhet e huaj, të cilët jo vetëm kanë nxjerrë në treg të gjithë projektet e tyre më të reja, si dokumetarë po ashtu edhe albume. Ja se cila është renditja e personazheve të huaj të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë.

Personazhet e huaj

5. Chiara Ferragni, këtë javë ka tërhequr vëmendjen e fansave me veshjet e saj unike. Këtë javë ka arritur që të shtojë 1 milion e 100 ndjekës.

4. Artistja Adele, ka arritur që të renditet në vendin e katërt këtë javë. Bukuroshja ka shtuar plot 2 milion mijë ndjekës.

3. Në vend të tretë ndodhet futbollisti i njohur Neymar, i cili ka shtuar 2 milion ndjekës këtë javë në rrjetin e saj social Instagram.

2. Pak orë pas publikimit të dokumetarit të saj më të ri në “Netflix”, Georgina Rodriguez ka shtuar në kohë rekord më shumë se 3 milion e 100 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë ndodhet ikona e muzikës, artisti i njohur The Weeknd që ka artitur pas publikimit të albumit të tij dhe pas shpallejs si artisti më i dëgjuar në botë, të shtojë më shumë se 4 milion e 100 mijë ndjekës.