Health & Beauty Lifestyle

Doni të rrisni aftësitë e të menduarit?! Zbatoni këto këshilla!

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, gaboheni! Neuroshkencëtarja Emily McDonald thekson se duhet të bëni stërvitje të rregullt. “Aktiviteti fizik në natyrë apo palestër është provuar rrit nivelet e proteinave që mund të ndihmojnë në lindjen e neuroneve të reja,”-thotë McDonald. Stërvitja, qoftë edhe ajo me intensitet të ulët ndikon te rrahjet e zemrës dhe forcimin e kujtesës. Disa studime tregojnë se meditimi mund të stimulojë ndryshime strukturore në hipokampusit, një rajon ku neurogjeneza (lindja e qelizave të reja) ndodh tek të rriturit.

Natyrisht, që meditimi si proces vlen edhe për përmirësimin e gjendjes mendore dhe fizike, por njëherësh ndikon edhe në relaksimin e qelizave të trurit që ndikojnë në aftësinë e të menduarit.

Konsumoni ushqime të pasura me polifenole. Polifenolet që gjenden në çokollatën e zezë, manaferrat, dardhat, rrushi dhe vera e kuqe kanë fuqi anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë trurin nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe për pasojë parandalojnë edhe sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Nivelet e proteinave në tru duket se janë të lidhura me stinët, ndaj sa më të ulëta që të jenë ato si zakonisht nga janari në maj, aq më pa humor ndihemi.

Rrezet e diellit mund të rrisin nivelet tona të BDNF-së (nivelet e faktorit neurotrofik që rrjedh nga truri). Ndaj, duhet të ekspozoheni sa më shumë në diell.

“Nuk ka asgjë të mirë apo të keqe, por të menduarit e bën atë të tillë.” Hamleti kishte të drejtë dhe zëra të tjerë të panumërt në histori pajtohen. Është e njohur për ata që e dinë se të menduarit dhe më konkretisht, historitë negative që i tregojmë vetes çdo orë të çdo dite janë pengesat më të mëdha për të arritur qëllimet tona, të mëdha e të vogla, dhe në fund të fundit, lumturinë. Armiku ynë më i madh është një kritik i krijimit tonë. Njihuni me 33 mënyra për të arritur sukses.