Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Doni të ‘shëroheni’ nga ankthi?! Mjafton të nuhasni erën e djersës së dikujt tjetër…

Të nuhasësh erën e trupit të njerëzve të tjerë mund të jetë e dobishme në terapi për ankthin social. Ky është studimi më i fundit i shkencëtarëve suedezë të cilët kanë nisur testimet me vullnetarët duke përdorur djersën e sqetullave në eksperimentet e tyre. Kërkuesit pretendojnë se aroma e trupit aktivizon rrugët e trurit të lidhura me emocionet, duke ofruar një efekt qetësues, por për momentin është ende herët të thuhet nëse kanë të drejtë apo jo.

Ata do të paraqesin disa nga gjetjet e tyre në një konferencë mjekësore në Paris që do të mbahet këtë javë. Aromat zbulohen nga receptorët në pjesën e sipërme të hundës. Sinjalet nga këto më pas transmetohen drejtpërdrejt në sistemin limbik, një rajon i trurit që lidhet me kujtesën dhe emocionet. Studiuesit suedezë sugjerojnë se aroma e trupit të njeriut mund të komunikojë gjendjen emocionale dhe madje të shkaktojë përgjigje të ngjashme tek të tjerët që e nuhasin atë.

Pothuajse të gjithë ne nuhasim veten herë pas here, kjo tanimë është kthyer në një zakon. E nëse ju gra mendoni se ka shumë gjëra që i dini veçanërisht për djersën dhe aromën e trupit tuaj, me siguri ka plot detaje të tjera që nuk i keni dëgjuar ndonjëherë kështu që njihuni me to duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht.

Tani mund të jetë koha për të parë mirë brenda frigoriferit, në mënyrë që t’i jepni fund këtij shqetësimi. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka disa ushqime që mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj. ‘Fajtori’ i vërtetë ndodh të fshihet në një gamë të gjerë ushqimesh, duke filluar nga erëzat e deri tek perimet.