Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Doni të udhëtoni por nuk e dini me kë? Zbuloni pesë shenjat e horoskopit që janë shoqëruesit më të mirë gjatë pushimeve…

Me siguri tema kryesore e këtyre ditëve është ajo e pushimeve. Gjetët vendin, kohën, por tani po mendoni se me kë do të shkoni? Më tej, do të zbuloni pesë shenjat e horoskopit që janë shoqëruesit më të mirë të pushimeve verore.

Demi

Demi është një shenjë që dëshiron të argëtohet dhe të kalojë një kohë të mirë. Kjo shenjë  e horoskopit është perfekte për t’ju shoqëruar në udhëtime. Ajo do të dijë të kalojë një kohë të mrekullueshme, si në Romën përrallore, ashtu edhe në një fshat çfarëdo.

Binjakët

Binjakët është një nga shenjat e horoskopit që pëlqen të zbulojë vende dhe njerëz të rinj. Kjo shenjë i pëlqen aventurat, ndaj nëse keni plan të shkoni në një udhëtim të çmendur dhe nuk dini me kë, problemit tuaj i është gjetur një zgjidhje.

Luani

Luani pëlqen të ketë audiencë në gjithçka që bën. Kjo është arsyeja pse ai i do pushimet, pasi në to krijon histori të panumërta për të treguar. Për luanin, pushimet janë një mënyrë e mirë për t’u relaksuar dhe për t’u larguar nga detyrimet personale dhe profesionale.

Peshorja

Peshorja është perfektja kur bëhet fjalë për pushime romantike, skenare të bukura dhe krijimin e miqve të rinj në udhëtime. Ajo që ia vlen të përmendet, është se peshorja nuk preferon veç pushime luksoze. Ajo mund t’ju shoqërojë në një kamp me çadra, dhe përsëri koha me të do të jetë e mrekullueshme.

Ujori

Ujori aventurier nuk thotë kurrë “jo” kur bëhet fjalë për udhëtime dhe zbulime të reja. Nëse do të shkoni në një vend të panjohur për pushime, dhe askush nuk pranon, atëherë ujori është zgjidhja. Ai nuk ka frikë të eksplorojë dhe koha me të nuk do të jetë kurrsesi zhgënjyese.