Aktualitet

Dorëzohet në Kuvend projektligji për Drejtorinë e Pastrimit të Parave; kriptomonedhat nuk mund të hetohen

Hetimi i trasaksioneve me kriptomonedha është pothuajse i pamundur të realizohet nga Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave. Për të shtuar funksionet në hetime dhe akesin në marrjen e informacionit nga ky institucion në parlament është dorëzuar një projektligj ku parashikohet që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe pastrimit të parave të tranformohet në Agjensi të Inteligjencës Financiare.

Në relacion ngrihet si shqetësim mungesa e aftësisë për të hetuar trasaksionet e kriptomonedhave. Sipas drejtorisë së Parandalimit dhe pastrimit të parave një nga mënyrat më thelbësore për hetimin e kriptomonedhave është gjurmimi i IP ku keto janë këmbyer mes tyre, dy kriptomonedha apo mes valutave të ndryshme.

Një gjë e tillë has vështirësi edhe për shkak të mungesës së të dhënave në fushen e komunikimeve elektronike.Në draft kërkohet që agjensia të ketë hapësirë të kërkojë informacion dhe dokumenta pranë operatorëve që meren me komunikimet elektronike në çdo kohë.

Një tjetër problematikë që ngrihet në relacion është edhe niveli i ekspertëve dhe nisur nga kjo kërkohet një shtim pothuajse dyfish i fondeve nga buxheti për pagat nga 81 mln në 145 mln .

Një prej ndryshimeve kryesore që propozon projektligji është kthimi i Drejtorisë në Agjenci, gjë që krijon mundësinë që punonjësit e saj të trajtohen me paga përtej atyre që përcakton ligji për nëpunësit civilë

Evidentohet se largimet nga puna me doreheqje të ekspertëve në 3 vitet e fundit në këtë institucion kanë qenë mbi 35%, kryesisht për arsye page të ulët ndërsa specialistët me eksperiencë mbi 5 vjeçare përbëjnë vetëm 6% të stafit.