Bota

Doza e tretë e vaksinës, qeveria e miraton, spanjollët e refuzojnë!

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur të japë një dozë të tretë vetëm për grupe të caktuara të popullsisë

Ata aktualisht refuzojnë marrjen e një dozë të tretë të vaksinës Covid pasi nuk ka prova të forta se një dozë e tretë duhet t’i jepet popullatës së përgjithshme.

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur të japë një dozë të tretë vetëm për grupe të caktuara të popullsisë: pacientët me “imunosupresion të rëndë”, personat me transplant organesh, marrës të qelizave burimore hematopoietike dhe personat e trajtuar me ilaçe të kancerit.

Në të njëjtën kohë, vaksinimi po vazhdon me një ritëm intensiv dhe Spanja është një nga vendet e para në botë bazuar në shpejtësinë demografike të vaksinimit. Konkretisht, 77.7% (36.9 milion) e popullsisë tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 72.5% (34.4 milion) është vaksinuar plotësisht.