Showbiz

Drake, këngëtari më i dëgjuar për vitin 2018

Reperi i famshëm Drake sapo ka thyer rekordin e tij të dy viteve më parë. Ai është zyrtarisht këngëtari më i dëgjuar në histori me plot 901 bilionë dëgjime në të gjithë botën përgjatë gjithë karrierës së tij.

Dëgjueshmëria e këngëve të tij ku përfshihen audio dhe video është rritur me 43% nga viti 2017 ku artisti kapi një shifër prej 4.6 bilionë dëgjime ndërsa në 2018-ën ai arriti 10 bilionë dëgjime.

Ky rekord u shënua falë suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Scorpion” që përfshin hite që kanë kapur majat e klasifikimeve, amerikane e jo vetëm.