Celebrities Gossip Showbiz

Drake në një lidhje të re me stilisten e tij?!

Një foto që nuk e kishim parë më parë mes Drake dhe stilistes së tij, Luisa Duran na ka bërë të dyshojmë se ndoshta Drake ka nisur një lidhje të re. Reperi e ka mbajtur jetën e tij dashurore shumë private, sidomos pas ardhjes në jetë të djalit të tij të parë me ish të dashurën Sophie Brussaux në 2018.

Nuk është për t’u habitur se mes Drake dhe stilistes mund të ketë diçka, pasi për të nuk është përfolur për ndonjë lidhje të mundshme. Prandaj, fansat e reperit kanadez po spekulojnë se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se marrëdhënie pune, pas afërsisë që kanë shfaqur në foto. Ndërkohë Luisa është stilistja e tij prej 10 vitesh.

Pas albumit “God’s Plan” me të cilin, Drake fitoi çmimin “Artisti i Dekadës”, Luisa ka qenë një ndër personat e rrethit të ngushtë që ka qenë prezente atë mbrëmje për ta uruar.

Vetë stilistja ka mohuar që këto fjalë të jenë të vërteta duke i konsideruar si thashetheme. Po ju si ju duket afrimiteti mes Drake dhe Laura-s?