Showbiz

Drake publikoi 2 projekte muzikore që menjëherë u shndërruan në hite

Më 29 shkurt reperi i famshëm Drake surprizoi fansat jo me 1 por me 2 projekte të reja muzikore që erdhën si surprizë për të gjithë.

Këngët quhen “When to say When” dhe “Chicago Freestyle” që flasin për tema të ndryshme që nga fakti se si ndihet reperi tani që është baba e deri tek suksesi i jashtëzakonshëm prej 500 javësh si pjesë e klasifikimit të “Billboard”.

Pak orë pas publikimit të këtyre prurjeve fansat kanë shpërthyer me postime ku lavdërojnë Drake për këto këngë kaq të bukura.

“Nuk kam fjalë, Drake është pa dyshim reperi më i mirë i të gjitha kohërave” -shkruante një fans në Twitter ndërkohë që qindra të tjerë kanë shpërndarë pjesë të të dyja këngëve të publikuara në SoundCloud, në rrjetet sociale.