Celebrities Music Showbiz

Drake vazhdon marrëdhënien dashuri-urrejtje me “Grammy”-t, artisti tërhiqet nga nominimet!

Reperi kanadez Drake u tërhoq nga çmimet “Grammy”, duke hequr dy nominimet e tij, thanë burime pranë muzikantit. Drake, 35 vjeç, mori dy nominime për “Grammy” muajin e kaluar në fushën e repit, albumi më i mirë rap për “Certified Lover Boy” dhe performanca më e mirë rap për këngën e tij “Way 2 Sexy”.

Burimet thanë se kërkesa për t’u tërhequr nga nominimet ishte bërë nga reperi dhe menaxherët e tij, por nuk dhanë arsye për këtë lëvizje. Faqja e Akademisë së Regjistrimit po përditësohej të hënën për të hequr nominimet e Drake nga lista e “Grammy”, thanë burimet. Drake, albumi i “Certified Lover Boy” i të cilit ishte një nga albumet më të shitur të vitit 2021, ka një marrëdhënie të diskutueshme me “Grammy”.

Vitin e kaluar, ai kritikoi “Grammy”-t për përjashtimin e plotë të kolegut kanadez The Weeknd nga lista e nominimeve. Në vitin 2019, Drake nuk pranoi të performonte në ceremoni dhe më pas kritikoi shfaqjen e çmimeve nga skena. Teksa pranoi çmimin për këngën e tij “God’s Plan”, ai u shpreh:

Dua t’ju bëj të ditur se ne po luajmë në një sport të bazuar në opinion dhe jo në një sport të bazuar në fakte. Ky është një biznes ku ndonjëherë i takon një grupi njerëzish që mund të mos kuptojnë se çfarë ka për të thënë një fëmijë i racës së përzier nga Kanadaja ose një vajzë spanjolle nga Nju Jorku apo dikush tjetër.

Nominimet për “Grammy” zgjidhen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit dhe votohen nga anëtarët. Muzikanti i xhazit Jon Batiste kryesoi nominimet këtë vit me 11 nominime, i ndjekur nga Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. Fituesit do të shpallen në një ceremoni në Los Angeles më 31 janar.

Rikujtojmë se, artistja e njohur Selena Gomez ka folur së fundmi mbi nominimin e albumit të saj “Revelacion” për çmimin “Grammy”. Këngëtarja 29-vjeçare ka marrë nominimin e parë nga akademia e ndarjes së çmimeve në kategorinë e albumit më të mirë latin pop për “Revelacion” dhe ajo pranoi se vendi i saj në këtë listë ishte një surprizë.